Situata në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, është mjaft e vështirë, pasi që forcat ruse po e vazhdojnë ofensivën dhe po tentojnë t’i afrohen qytetit, është njoftuar nga autoritetet ukrainase, raporton agjencia Reuters.
“Rusia po tenton ta kthejë Kharkivin në qytet të vijës së frontit”, ka thënë Vadym Denysenko, këshilltar në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës.
Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt. Forcat ruse kanë arritur të marrin nën kontroll një pjesë të madhe të rajonit Donbas.