Forcat ruse goditën infrastrukturën kritike në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, dhe nisën sulme të shumta në infrastrukturën energjetike në Zaporizhzhia herët të premten, ndërsa Moska i shtoi sulmet e saj në jug dhe lindje të Ukrainës dhe sirenat e sulmit ajror u lëshuan në pjesën më të madhe të vendit, raportoi AP.
Sekretari i Këshillit Bashkiak të Zaporizhzhias, Anatolii Kurtiev, tha se qyteti ishte goditur 17 herë në një orë, gjë që ai tha se e bëri atë periudhën më intensive të sulmeve që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në shkurt 2022.
Në Kharkiv, autoritetet po përpiqeshin ende të siguronin informacion mbi viktimat dhe shkallën e shkatërrimit, me kryebashkiakun Ihor Terekhov duke thënë se mund të ketë ndërprerje në ngrohjen dhe furnizimin me energji elektrike dhe ujë.
Analistët ushtarakë thonë se presidenti rus Vladimir Putin shpreson se mbështetja e Evropës për Ukrainën do të pakësohet, pasi Rusia besohet se po përgatit një ofensivë të re.
Luftimet në Ukrainë u intensifikuan të enjten. Agjencia e Inteligjencës së Kievit tha se forcat ruse kanë nisur një ofensivë në rajonet e okupuara pjesërisht të Donetskut dhe Luhanskut, me synimin oër të marrë kontrollin e plotë.
-
Rusia bën avancime të rëndësishme në jug të Ukrainës, intensifikon sulmet në vijë të frontit
-
Rusia sulmon një spital të Ukrainës pak ditë para një takimi Trump-Zelensky
-
Sulmet ruse me dron në Ukrainë plagosin 46 persona
-
Rusia kryen sulme masive të martën në Ukrainë
-
Gjysmë milioni njerëz pa ngrohje në Kharkiv pas sulmeve të Rusisë