Ushtria ukrainase ka publikuar imazhe të automjetit luftarak që po konsiderohet si më i blinduari ndonjëherë.
Ministria e Mbrojtjes shkroi të hënën në Facebook se falë këtij automjeti të fuqishëm, këmbësoria e ushtrisë po mbrohet nga sulmet e Rusisë me dronë, nga zjarri i mitralozëve dhe kërcënimet prej minave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo shtoi se kjo makinë luftarake mundëson kryerjen e një sërë aktivitetesh në fushëbeteja.
“MaxxPro është një prej transportuesve më të mirë e më të blinduar në botë, i testuar në më shumë se një luftë. Falë një strehimi të fuqishëm të blinduar, kjo pajisje është në gjendje të mbrojë këmbësorinë nga mbeturinat e dronëve FPV, zjarrit të mitralozëve dhe kërcënimeve nga minat”, thuhet në njoftim.
Ky automjet është i projektuar nga një kompanie amerikane dhe është në treg prej vitit 2007.