Forcat ruse kanë humbur 19.100 ushtarë në luftën Rusi - Ukrainë, së bashku me 151 avionë, 136 helikopterë dhe 705 tanke, sipas njoftimit të Ushtrisë së Ukrainës.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi për humbjet e pësuara nga Rusia që kur ajo nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
“Që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë janë vrarë, 19 100 trupa ruse dhe janë shkatërruar 151 avionë, 136 helikopterë, 705 tanke, 1 895 automjete të blinduara, 335 sisteme artilerie, 108 sisteme raketahedhëse dhe 55 sisteme të mbrojtjes ajrore”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu, forcat ruse kanë humbur 1 363 automjete, 7 anije dhe skafe dhe 112 mjete ajrore pa pilot.