Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina pretendon për afro 14 mijë ushtarë rusë të vrarë

Ukraina pretendon se ka vrarë afro 13.800 ushtarë rusë që kur ka nisur ofensiva ruse më 24 shkurt.

Sipas raportit ditor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, janë shkatërruar 430 tanke, 84 aeroplanë ushtarakë, 108 helikopterë ushtarakë.

Po ashtu ka njoftuar se janë shkatërruar mbi 1375 mjete të blinduara ruse, e tre anije ushtarake.