Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë se vendi i tij ka dorëzuar tanket e para Leopard në Ukrainë.
Duda, duke folur në fjalën e tij hapëse në një takim të këshillit të sigurisë kombëtare në Varshavë, ka thënë se është i lumtur që Polonia është vendi i parë që ia ofroi tanket e avancuara Ukrainës, raportoi The Guardian të premten.
Zëdhënësi i qeverisë, Piotr Müller, konfirmoi se tanket e para Leopard nga Polonia kishin shkuar te fqinjët në Ukrainë.
Polonia i ka premtuar Ukrainës 14 tanke "Leopard 2" të prodhimit gjerman. Ishte e paqartë se sa tanke janë dorëzuar.
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki, ndodhet në Kiev në shenjë mbështetjeje për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Publikohen pamje të një droni rus të rrëzuar në Poloni
-
Gjermania do të dërgojë dy sisteme Patriot në Ukrainë
-
Trumpi propozon që Ukrainës t’i jepet licenca për prodhimin e raketave “Patriot”
-
Zelensky e kthen medaljen shtetërore të Polonisë
-
Zelensky kërkon nga SHBA-ja të eliminojë “avantazhin e fundit” të Putinit