Administrata rajonale e Lvivit në Ukrainë vendosi shtetrrethim të ri, duke ndryshuar kohën e bllokimit, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Ndalimi i lëvizjes u caktua nga ora 00:00 deri në 5:00 të mëngjesit, ndërsa i njëjtë orari do të jetë edhe në Rivne, Vinnytsia, Khmelnytskyi, Zhytomyr dhe Volyn.
Në rajonin e Kharkvi, shtetrrethimi nis në orën 22:00 për të zgjatur deri në orën 06:00, ndërsa në disa lokacione të këtij rajoni, shtetrrethimet nisin nga ora 20:00 apo 21:00.
Në Donetsk e Luhansk, ku shumica e banorëve janë rusë, shtetrrethimi nis në orën 21:00 deri në 05:00. Shtetrrethim ka edhe në Kiev, nga ora 23:00 deri në 05:00.
Këto shtetrrethime u rivendosën pasi sulmet ruse u intensifikuan mbi territoret ukrainase. Rusia, nëpërmjet dronëve kamikazë të marrë nga Irani, ka shkatërruar dhjetëra objekte banimi për pak ditë, ndërsa dhjetëra civilë u vranë. Sulmet u shtuan edhe në Kiev.