Ndërsa luftimet janë ndezur në lindje të Ukrainës, ka pasur sinjal tjetër se aspektet e jetës në kryeqytetin Kiev po bëhen më normale, shkruan BBC.
Nga e diela, shtetrrethimi brenda natës që është aktualisht në fuqi do të fillojë një orë më vonë - në orën 23:00 – ka thënë kryebashkiaku i qytetit, ish-kampioni i botës në boksin e peshave të rënda, Vitali Klitschko.
Kufizimi do të vazhdojë deri në orën 05:00.
Transporti publik gjithashtu do të funksionojë për orë më të gjata nga e hëna, shtoi Klitschko.
Por ai u ka bërë thirrje civilëve që të vazhdojnë të ndjekin rregullat e shtetrrethimit – pasi kërcënimi i sulmeve me raketa ruse ende është i pranishëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 10 të vrarë nga sulmet e reja ruse në Kiev
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev
-
Rusia kërcënon Kievin me sulme të reja, u bën thirrje shtetasve të huaj ta lëshojnë atë
-
Një i vdekur dhe 21 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev
-
24 të vdekur nga sulmi në një ndërtesë banimi në Kiev