Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina ndalon muzikën ruse

Parlamenti i Ukrainës vendosi ta ndalojë në publik muzikën ruse, shkruan “Ukranews” të dielën.

Siç thuhet në njoftimin ukrainas, produktet muzikore të shtetit agresor “mund të ndikojnë në ndjenjën separatiste në popullatë”.

Përjashtime nga ky vendim do të bëjnë vetëm artistët që e kanë dënuar publikisht pushtimin rus në Ukrainë. Shërbimi sekret ukrainas mbetet ta hartojë listën e përjashtimeve.

Importi dhe shpërndarja e librave dhe produkteve të tjera të shtypura nga Rusia, Bjellorusia dhe territoret e pushtuara nga forcat ruse janë ndaluar.

Më 19 qershor u shënua dita e 116-të qëkur nisi pushtimi rus mbi Ukrainë.

Autoritetet ukrainase deklaruan se Rusia po synon ta kthejë Kharkivin në një vijë të frontit, derisa situata atje vlerësohet të jetë e rëndë.