Një organizatë vullnetare, e drejtuar nga ish-ushtarakë ukrainas, ka krijuar një njësit të quajtur “Mozart”, për t’u ofrua ndihmë dhe trajnime ushtarake ukrainasve në luftë ndaj Rusisë, raportoi “Channelnewsasia” të martën.
Grupi mori këtë emër, si kundërpërgjigje ndaj “Wagnerit”, që përfshin mercenarë rusë, që janë përfshirë në frontet e luftës. Ukraina njoftoi se grupi përbëhet nga veteranë vullnetarë, e misioni i “Mozartit” nuk është përfshirja e drejtpërdrejt në luftime.
“Kurrsesi ne nuk kryejmë operacione ushtarake siç bën grupi ‘Wagner’”, deklaroi Steve, 52-vjeçari që shërbeu për 23 vjet në forcat e marinës ukrainase.
Ai deklaroi se grupi është ende i vogël, por pret që “të arrijë aty ku as organizatat e mëdha nuk shkojnë”.
Për “Wagnerin”, për herë të parë foli lideri i tij, Yevgeny Prigozhin, të hënën.
Edhe
Putini gjen lider të ri të “Wagnerit” për luftën në Ukrainë
Ai tha se lëvizjen e kishte nisur në vitin 2014, për ta shndërruar më pas në grup mercenarësh që likuidojnë komandantë të njohur.