Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina gati ta marrë në kontroll një qytet në rajonin e Donetskut

Gazetarët rusë gjatë një diskutimi kanë shprehur bindjen se forcat ruse në qytetin Lyman në rajonin e Donetskut mund të përballen me disfatë të afërt.

Disa gazetarë rusë dhe korrespondentë të shquar ushtarakë pohuan se trupat ukrainase përparuan në perëndim, veri dhe verilindje të Lyman dhe po punojnë për të përfunduar mbështjelljen e trupave ruse në Lyman dhe përgjatë bregut verior të lumit Siverskyi Donets në këtë zonë.

Ata shtuan se trupat ukrainase po kërcënojnë pozicionet ruse dhe linjat e komunikimit që mbështesin grupimin Lyman.

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka trajtuar humbjet aktuale ruse rreth Lymanit, e cila ka të ngjarë ta ulë më tej moralin tashmë të ulët rus.

Autoritetet ushtarake ruse më parë nuk arritën të japin informacion për humbjet ruse pas fazave të para të kundërofensivës ukrainase në rajonin e Kharkivit, duke çuar kështu në panik midis forcave ruse në aksin Lindor.