Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina fton të huajt që duan të luftojnë të paraqiten në misione diplomatike ukrainase

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka ftuar gjithë të huajt që duan të mbrojnë Ukrainën që të paraqiten në misionet diplomatike ukrainase në shtetet e tyre.

Luftimet në Ukrainë janë futur në ditën e katërt, që kur forcat ruse të enjten nisën ofensivën në Ukrainë.

“Gjithë të huajt që duan të mbrojnë Ukrainën dhe rendin botëror si pjesë e Legjionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territorial të Ukrainës, i ftojë të lidhen me misionet diplomatike të huaja të Ukrainës në shtetet e tyre. Së bashku ne kemi mposhtur Hitlerin, dhe do të mposhtim edhe Putinin”, ka shkruar Kuleba.

Forcat ruse janë futur sot në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, atë Kharkiv.

Ftesë të huajve për t'iu bashkuar luftës në Ukrainë u ka bërë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. 

Edhe Kuleba: Ukraina nuk ka zgjidhje tjetër përveç fitores ndaj Rusisë Botë Kuleba: Ukraina nuk ka zgjidhje tjetër përveç fitores ndaj Rusisë