Qindra njerëz janë rreshtuar për ta nderuar vajzën e mendimtarit kryesor politik rus të krahut të djathtë, e cila vdiq sulmi me makinë-bombë për të cilën Moska e ka fajësuar Inteligjencën ukrainase.
Kievi i ka hedhur poshtë akuzat. Darya Dugina, komentatore 29-vjeçare në një kanal televiziv nacionalist rus, vdiq kur një pajisje shpërthyese e kontrolluar nga distanca shpërtheu të shtunën mbrëma teksa po ngiste në periferi të Moskës, duke e lënë të vdekur në vend, raportoi AP.
Babai i saj, Alexander Dugin, filozof, shkrimtar dhe teoricien politik që mbështet vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për të dërguar trupa në Ukrainë, besohej gjerësisht se ishte caku i sulmit.
Mediat ruse kanë cituar dëshmitarët të kenë thënë se makina i përkiste Duginit dhe se ai në momentin e fundit udhëtoi me një automjet tjetër.
Gjatë ceremonisë së lamtumirës, Alexander Dugin ndau me njerëzit ato që tha se ishin fjalët e fundit të Daria Duginas gjatë një bisede në festivalin nacionalist “Tradita”.
“Ajo nuk kishte frikë. Fjalët e fundit që i ka thënë gjatë bisedës sonë në festivalin “Tradita” ishin: ‘Baba, ndihem si luftëtare, ndihem si heroinë, dua të jem e tillë, nuk dua fat tjetër. Dua të jem me popullin tim, me vendin tim’”, ka treguar Dugin.