Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja për vrasjen e Duginas: Dënojmë çdo shënjestrim ndaj civilëve

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, ka thënë të hënën se Shtetet e Bashkuara dënojnë shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve kudo, kur u pyet për vrasjen e Darya Dugina, vajzës së Alexander Dugin, aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, e cila u vra në një sulm me bombë brenda veturës në Moskë, shkroi Reuters.

Në një konferencë për media të mbajtur të hënën, zëdhënësi i DASH-it nuk pranoi të thoshte nëse e di Uashingtoni se kush qëndronte pas këtij sulmi.

Ai th se nuk ka dyshim që rusët do të nxirrnin “përfundime të caktuara”.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë akuzoi shërbimet sekrete të Ukrainës për vrasjen e Duginës.

Ukraina, e cila thotë se po mbrohet nga, “lufta pushtuese e stilit perandorak e zhvilluar nga Rusia”, ka mohuar përfshirjen në sulm.