Babai i Darya Dugina, Alexander Dugin, ka dhënë një deklaratë për vdekjen e së bijës.
Ai ka thënë se vdekja e bijës së tij ishte akt terrorist nga regjimi nazist ukrainas duke shtuar se vajza e tij “u vra brutalisht para meje”, shkruan BBC-ja të hënën.
“Ajo ishte një grua e bukur ortodokse, patriote, reportere e luftës dhe filozofe. Ne duam vetëm fitoren tonë”, ka thënë ai.
Ukraina ka mohuar përfshirjen në vdekjen e Duginas.