Ambasadori i Ukrainës në Britani të Madhe ka zbutur fjalët të hënën, duke sugjeruar se Kievi do të rishqyrtonte përpjekjen për anëtarësim në NATO në kohën kur Rusia ka rrethuar Ukrainën nga tri anët e kufirit. Ka lënë hapur mundësinë edhe për koncesione të tjera.
Kremlini ka thënë se nëse Ukraina heqë dorë prej aspiratave për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike, do të merrej si shenjë serioze se Kievi po merr parasysh kërkesat e Rusisë. Njëherësh mësohet se pastaj edhe presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohej gjatë ditës me ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes së Qeverisë ruse.
Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo kohë, Grupi i shtatë ekonomive më të mëdha perëndimore kanë paralajmëruar Rusinë se do të përballej me pasoje ekonomike “masive” nëse do të ndërmerrte një hap të ngjashëm. Perëndimi ka premtuar gjithashtu mbështetje të madhe për Ukrainën, por asnjë shtet perëndimor nuk ka treguar gatishmëri për të dërguar trupa në Ukrainë në rast të pushtimit rus.
-
Kremlini i përgjigjet Macronit për dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë
-
Kremlini thotë se situata në Evropë do të përkeqësohet, nëse Ukraina merr garanci të sigurisë
-
SHBA-ja dhe NATO zotohen për më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën
-
Zelenskyy lë të kuptohet se ai mund të pranojë kërkesën e Putinit për NATO-n
-
Ukraina e hapur për të diskutuar “modele jashtë NATO-s”