Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja dhe NATO zotohen për më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja janë zotuar të martën se mbështetja perëndimore për Ukrainën, e cila ka nevojë urgjente për më shumë ndihmë ushtarake, nuk do të lëkundet para sulmeve të reja ruse tani kur po kalon një vit që nga fillimi i luftës.

Shefat e mbrojtjes perëndimore janë takuar në Bruksel për të diskutuar dipozitat e reja të armëve për Kievin, i cili kërkon më shumë mjete dhe mirëmbajtjen e furnizimeve ekzistuese, duke përfshirë predha, prodhimi i të cilave vështirë që mund të mbajë ritmin me luftën.

"Ukraina ka kërkesa urgjente për ta ndihmuar atë të përmbushë këtë moment vendimtar në rrjedhën e luftës”, tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin.

Austini tha se priste që forcat ukrainase të kryenin një ofensivë të tyre në pranverë.

"Ne besojmë se do të ketë një dritare mundësie që ata të ushtrojnë iniciativën. Kjo vendosmëri e përbashkët do të ndihmojë në ruajtjen e vrullit të Ukrainës në javët vendimtare në vijim”, ka shtuar Austini.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dha të njëjtin mesazh për pushtimin e presidentit rus Vladimir Putin.

Edhe Rutte pret sqarime se çfarë garancish sigurie mund të ofrojnë aleatët për Ukrainën Botë Rutte pret sqarime se çfarë garancish sigurie mund të ofrojnë aleatët për Ukrainën

"Ne nuk shohim shenja se presidenti Putin po përgatitet për paqe. Ajo që shohim është e kundërta, ai po përgatitet për më shumë luftë, për ofensiva të reja dhe sulme të reja", tha Stoltenbergu në konferencën për media.

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s u takuan me ministrin ukrainas të mbrojtjes, Oleksii Reznikov, pas mbledhjes së grupit Ramstein.