Kremlini ka paralajmëruar të martën se konflikti mes Rusisë dhe Aleancës Ushtarake të NATO-s do bëhet i pashmangshëm nëse anëtarët evropianë të NATO-s dërgojnë trupa për të luftuar në Ukrainë, ka raportuar Reuters.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron, i cili të hënën ka hapur dyert për kombet evropiane të dërgojnë trupa në Ukrainë, paralajmëroi që nuk ka konsensus për këtë hap, pasi aleatët pranuan të rrisin përpjekjet për të dërguar më shumë municione në Kiev.
“Fakti që po diskutojmë për mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë nga vendet e NATO-s është element shumë i rëndësishëm”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, kur u pyet për komentet e Macronit.
“Në atë rast, ne nuk duhet të flasim për mundësinë, por për të pashmangshmen”, ka thënë Peskovi, kur u pyet për konfliktin e mundshëm mes Rusisë dhe NATO-s.
-
Kremlini thotë se mund ta diskutojë çështjen e vendosjes së trupave evropiane në Ukrainë
-
NATO-ja është në konflikt me Rusinë, thotë Kremlini
-
Rusia s’do të pranojë paqeruajtës të lidhur me NATO-n në Ukrainë, thotë Kremlini
-
Macron: Evropa s’do ta braktisë kurrë Ukrainën
-
Kremlini i kënaqur me qëndrimin e SHBA-së që përjashton anëtarësimin e Ukrainës në NATO