Ukraina kërkon paqen dhe është e gatshme të negociojë për t’i dhënë fund luftës, ka deklaruar udhëheqësi i delegacionit ukrainas, Andriy Yermak, njëkohësisht edhe shef i shtabit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka për të arritur paqen”, ka thënë Yermak për gazetarët para takimit me homologët amerikanë në Arabinë Saudite.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDelegacioni ukrainas përfshin gjithashtu ministrin e Jashtëm Andriy Sybiha dhe ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov.
Ndër negociatorët amerikanë janë Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff.