Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer ushtarët e zënë robër, ka thënë zëvendës-shefi i shtabit të presidentit ukrainas, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Si rezultat i shkëmbimit, 86 ushtarakë - përfshirë 15 gra - janë tashmë të sigurt, citohet të ketë thënë Kyrylo Tymoshenko në një video-mesazh në Telegram.
Kremlini nuk është përgjigjur ende.
Nuk është ende e qartë nëse Rusia gjithashtu ka rimarrë të njëjtin numër trupash.
Artikuj të ngjashëm