Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina bombardoi lokacionin ku po qëndronin rusët në Bakhmut

Ukraina i ndoqi nëpërmjet pamjeve të dronit disa ushtarë rusë në zonën e Bakhmutit dhe në fund i vrau me predhë.

Pamjet u publikuan në blogun Operativno_ZSU, ku disa rusë u panë duke ngutur që të futeshin me vrap në një ndërtesë të pabanueshme.

Kjo u kap nga ushtria ukrainase dhe nëpërmjet dronit u hodhën predha. Objekti u çua në ajër, ndërsa luftimet kanë vazhduar edhe në lokacione të tjera të Bakhmutit.

Kjo zonë është aktive me luftë tash e disa muaj.

Ukraina ka bërë të ditur ditë të dielën se Rusia s'e ka në kontroll tërë këtë rajon, derisa ende s'ka nisur zyrtarisht kundërofensiva.