Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bombardim masiv i caqeve ruse në Bakhmut, dalin pamjet nga droni

Ukraina po i bombardon caqet ruse në Bakhmut, me qëllim që të mos t'i lejojë të tubohen në këtë territor.

Në pamjet e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes në Facebook, u panë disa shtëpi dhe objekte që po bombardoheshin nga lartësia.

Sulmet u kryen në disa lokacione, ndërsa u pa që objektet për pak momente u kapluan nga flaka.

Ky sulm u krye si pjesë e kundërofensivës që Ukraina e ka nisur para tre javësh ndaj ushtrisë ruse. Sulmet u intensifikuan sidomos kur mercenarët e “Wagnerit” nisën rebelimin nga Rusisë vikendin e kaluar.