Dy pjesëtarëve të klubit të motoristëve rusë "Ujqit e natës" u është ndaluar hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë, konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë drejtori i Shërbimit për Punë të Jashtme në Bosnje, Sllobodan Ujiq.
Sipas njoftimeve të disa mediave, bëhet fjalë për udhëheqësin e grupit, Aleksandr Zaldostanov dhe anëtarin e tij, Sasha Saviq, me prejardhje nga Serbia.
"Ujqit e natës", një grup i njohur për nacionalizëm dhe besnikëri ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, kanë paralajmëruar se më 19 mars do të nisin turneun "Ballkani rus", në kuadër të të cilit do të vizitojnë Serbinë dhe Republikën Srpska në Bosnje.
Autoritetet në Bosnje thanë se ndalimi i hyrjes së dy pjesëtarëve të grupit është bërë pas vlerësimeve se ata "paraqesin rrezik për sigurinë".
-
Vuçiqi pas paralajmërimit të BIA-s për të mos udhëtuar në Mal të Zi: S’kam frikë nga kërcënimet
-
Mali i Zi i dëbon 87 serbë nga Tivati, i cilëson rrezik për sigurinë
-
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë për në Kosovë
-
The Telegraph: Militantët serbë po luftojnë për Putinin dhe po përgatiten për një luftë të re ballkanike
-
Rusia i përgjigjet kërcënimit polak për arrestimin e Putinit