Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​“Ujqit e Putinit” planifikojnë ta vizitojnë Kosovën

Anëtarët e klubit motoçiklistë rusë “Ujqit e natës”, besnik të presidentit rus, Vladimir Putin, kanë bërë të ditur se po planifikojnë ta vizitojnë Kosovën.

Siç raporton AP, “Ujqit e natës” pretendojnë ta realizojnë këtë vizitë gjatë turneut të tyre në Ballkan, përcjell kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ujqërit e natës” janë futur në listën e zezë nga vendet e Perëndimit, për shkak të mbështetjes që i kanë dhënë politikave pushtuese të Putinit në Ukrainë.

Motoçiklistët rusë kanë përfunduar një turne në Serbi dhe republikën serbe në Bosnjë, me pretendim të promovimit të rrënjëve të përbashkëta sllave ruso-serbe.