SHBA-ja do t’i japë fund avantazheve tregtare të importeve me prejardhje nga India duke filluar nga nesër, njoftoi presidenti amerikan, Donald Trump, një tjetër goditje e rëndë ekonomike për aleatin e tij, kryeministri Narendra Modi.
India ka përfituar prej një kohë të gjatë nga regjimi i preferencave të përgjithshme që i mundësonte një hyrje të lirë në tregun amerikan.
Gjatë një komunikate të publikuar dje në mbrëmje, Trump u ankua për një akses të pamjaftueshëm në tregun indian për eksportet amerikane.
“Kam dalë në përfundimin se India nuk i ka garantuar SHBA-së një akses të drejtë dhe të arsyeshëm në tregjet e saj”, deklaroi Trump.
“Për pasojë, është e drejtë që t’i jepet fund përcaktimit të Indisë si një vend ‘përfitues në zhvillim’ duke filluar nga 5 qershori 2019”, theksoi presidenti amerikan.
Trump kishte njoftuar në mars se do t’i jepte fund regjimit preferencial për Indinë dhe Turqinë, por në atë kohë nuk kishte dhënë asnjë datë. /Atsh/
-
SHBA-ja dhe India arrijnë marrëveshje tregtare
-
Trumpi thotë se India ofroi zero tarifa për produktet e SHBA-së
-
Trumpi i vendos 25 për qind tarifë Indisë
-
Trumpi kërcënon me tarifa shtesë vendet që tregtojnë me Iranin
-
Mes presionit të SHBA-së, BE-ja dhe India nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme tregtare