Turqia pret që administrata e re e Donald Trumpit do të ulë tarifat për eksportet e saj të çelikut dhe tekstilit, ka thënë ministri i Tregtisë, Omer Bolat të enjten, teksa lira dhe asetet turke vazhduan të rriten në përputhje me politikat e reja ekonomike të SHBA-së.
"Ne presim që tatimet doganore do të reduktohen në tregtinë tonë të jashtme, veçanërisht në produktet e çelikut dhe tekstilit”, ka thënë ministri Bolat në një intervistë me transmetuesin AHaber, raporton Reuters.
Fitorja bindëse e Trumpit të mërkurën ndihmoi në nxitjen e një rritjeje prej 0.4% të lirës së Turqisë, niveli i saj më i fortë që nga mesi i tetorit.
Edhe indeksi i aksioneve të Stambollit u rrit me gati 3%.
Investitorët dhe bankierët kanë thënë politikat e deklaruara të Trumpit për të nxitur paqen në Gaza dhe Ukrainë ka të ngjarë të ndihmojnë në programin e kthesës ekonomike të Ankarasë, i cili mbështetet pjesërisht në hyrjet e huaja.
Politikat e premtuara të Trumpit për tregtinë dhe imigracionin gjithashtu mund ta lënë Turqinë të padëmtuar mes ekonomive të mëdha të tregut në zhvillim si Brazili, Meksika dhe Kina, kanë shtuar ata.
-
Erdogan: Turqia s’pret situatë negative tregtare pas tarifave të Trumpit
-
Trumpi i bën thirrje Erdoganit të ndalojë blerjen e naftës ruse
-
Erdogani kthehet në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi i jep shpresë për avionët luftarakë
-
Liderët evropianë shprehin shqetësime për marrëveshjen tregtare BE-SHBA
-
Hyjnë në fuqi tarifat e Trumpit prej 50% ndaj çelikut dhe aluminit