Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka thënë të enjten se Ankara po heton pretendimet se drithërat ukrainase janë vjedhur nga Rusia dhe janë dërguar në shtete tjera përfshirë në Turqi, raporton agjencia Reuters.
Ai ka thënë hetimet e deritashme nuk kanë treguar për ndonjë vjedhje të dërgesave deri tash.
Ambasadori i Ukrainës në Ankara ka thënë në fillim të qershorit se blerësit turq janë në mesin e atyre që po marrin drithëra nga Rusia të cilat janë vjedhur nga Ukraina.
Ai ka thënë se kishte kërkuar ndihmën e Turqisë për të identifikuar dhe kapur individët përgjegjës për këto dërgesa.
Artikuj të ngjashëm
-
Turqia zë anijen ruse me drithin “e vjedhur” ukrainas
-
Turqia po blen grurë të vjedhur nga Rusia, pretendon Ukraina
-
Izraeli kthen anijen me grurë për të cilin Ukraina tha se i është vjedhur nga Rusia
-
Turqia dënon sulmet ukrainase ndaj dy cisternave ruse të naftës në Detin e Zi
-
Erdogan: Marrëveshja Rusi-Ukrainë për grurin mund të ringjallet së shpejti