Të dërguarit specialë nga Turqia dhe Armenia do të mbajnë takimin e tyre të parë me qëllim normalizimin e marrëdhënieve të tyre, më 14 janar në Moskë, njoftoi të mërkurën Ministria e Jashtme e Turqisë.
Dy fqinjët, të cilët nuk kanë lidhje diplomatike, ranë dakord muajin e kaluar të emërojnë përfaqësues të posaçëm, të cilët do të diskutonin mënyrat e vendosjes së lidhjeve formale, dhe t'i jepnin fund viteve të marrëdhënieve të tensionuara.
Turqia dhe Armenia shpresojnë gjithashtu të rifillojnë fluturimet çarter midis Stambollit dhe Jerevanit.
Masa shihet si pjesë e një përpjekjeje për t'i dhënë fund tensioneve në rajonin e Kaukazit. Është gjithashtu pjesë e përpjekjeve të Turqisë për t'u pajtuar me një numër vendesh me të cilat ka rënë në konflikt, duke përfshirë Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, dhe për t'i dhënë fund izolimit të saj rajonal.
Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme nuk dha detaje të mëtejshme për takimin që do të mbahet në Moskë. Turqia emëroi Serdar Kiliç, një ish-ambasador në Shtetet e Bashkuara si përfaqësuesin e saj të posaçëm, ndërsa Armenia emëroi zëvendëskryetarin e parlamentit Ruben Rubinyan.
-
Erdogan: Propozimi i Rusisë për bisedime të reja në Stamboll rrit shpresat për paqe
-
Putini dhe Fidani diskutojnë rreth përpjekjeve të paqes në Ukrainë
-
Rusia e Ukraina takohen kokë më kokë për herë të parë që nga viti 2022
-
Konfirmohet takimi mes delegacionit rus dhe atij ukrainas
-
SHBA-ja merr situatën në dorë, pret bisedimet e paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit