Shefi i policisë turke, Mehmet Aktas tha sot se 100 persona janë arrestuar gjatë bastisjeve të bëra kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik, të cilët thuhet se po planifikonin sulm.
Aktas tha se të dyshuarit u arrestuan gjatë 26 bastisjeve të kryera në 21 provinca, transmeton ksp.
Ata raportohet se po përgatiteshin për një sulm të mundshëm që do të përkonte me festimet në lidhje me 96-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.
Turqia rriti sigurinë pas vdekjes së liderit të ISIS-it Abu Bakr Al-Baghdadi në një sulm ushtarak amerikan në Siri.
Policia arrestoi 20 shtetas të huaj të dyshuar si të lidhur me ISIS në një kontroll në Ankara të hënën.
Artikuj të ngjashëm
-
Turqia arreston mbi 200 të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste para samitit të NATO-s
-
Turqia arreston edhe mbi 350 anëtarë të dyshuar të ISIS-it
-
Turqia arreston 115 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik që po planifikonin sulme
-
Turqia arreston 36 persona që dyshohen se janë të lidhur me Shtetin Islamik
-
Arrestohen 33 persona në Turqi, dyshohen se po planifikonin sulme terroriste