Prokurorët turq kanë filluar 32 raste të hetimeve rreth akuzave për parregullsi në zgjedhjet lokale në Stamboll më 31 mars, derisa 100 zyrtarë të vendvotimeve janë ftuar për t’u marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarve, raportojnë mediet turke.
Partia e presidentit Erdogan ka kërkuar anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll. Rezultatet preliminare dhe disa rinumërime të zgjedhjeve lokale kanë treguar se partia e Erdoganit ka humbur në Stamboll dhe Ankara, transmeton KTV.
Ndërsa, hetimet janë përqendruar në qarqet Maltepe, Kadikoy dhe Atasehir të Stambollit.
Artikuj të ngjashëm