Një shtetas i Britanisë ka vdekur në Spanjë pasi që kishte rënë nga ballkoni i një hoteli.
Ai ka rënë përmbi një person tjetër duke shkaktuar edhe vdekjen e tij në orët e hershme të së dielës.
Policia në qytetin e Malagas ka thënë për mediet britanike se ishin duke “hetuar” vdekjen e dy personave në Marbella, pasi që “njëri prej tyre ra përmbi tjetrin, duke e shkaktuar vdekjen edhe të personit tjetër”, transmeton KOHA.
Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë për BBC-në se “po përkrahte familjen e britanikut pas vdekjes së tij në Spanjë”.
Një zëdhënës për Ministrinë tha se zyrtarët britanikë ishin në kontakt me policinë lokale.
Artikuj të ngjashëm
-
Merr flakë hoteli i VIP-ave në Spanjë, njerëzit hidhen nga ballkonet për të shpëtuar
-
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga dalja e trenave nga shinat në Spanjë
-
Tre të vdekur nga zjarret në Spanjë
-
Një tifoz vdiq pasi u rrëzua gjatë finales së Ligës së Kombeve
-
Gjendet i vdekur në det një turist në Durrës