Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss ka thënë se duhet të injorohet retorika e presidentit Vladimir Putin, pas kërcënimeve drejt NATO-s.
Putini ka thënë se Moska do të përgjigjet nëse NATO investon në infrastrukturën ushtarake të Finlandës dhe Suedisë pasi ato t’i bashkohen aleancës, shkruan BBC.
Duke folur për samitin e NATO-s të mbajtur në Madrid, Truss ka thënë se: “Ne kemi dëgjuar për retorikën nga Putini për të gjitha planet në të kaluarën. Ai ka thënë se është vijë e kuqe që Finlanda dhe Suedia do t’i bashkohen NATO-s, ai gjithashtu ka thënë se është vijë e kuqe edhe nëse Perëndimi e furnizon me armë Ukrainën. Ne duhet ta injorojmë retoriken e tij dhe të bëjmë çfarëdo që të mundemi për ta ndihmuar Ukrainën me armë dhe me çfarëdo që ju duhet për ta fituar këtë luftë”, ka thënë ai.
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Putini thotë se s’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt
-
Kremlini e quan shefin e NATO-s të papërgjegjshëm për të folur për luftën e Ukrainës
-
Rutte: Ne jemi caku i radhës i Rusisë
-
Rasmussen: Ukraina do të përballet me luftë të përjetshme nëse Evropa nuk shton presionin ndaj Rusisë