Ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss ka bërë thirrje për një plan të ri Marshall - programin e ndihmës amerikane të pas Luftës së Dytë Botërore për Evropën, për të rindërtuar Ukrainën.
Truss tha se programi i ri i ndihmës duhet të drejtohet nga vetë Ukraina dhe duhet të ketë një shtytje të menjëhershme për të mbështetur kthimin e ukrainasve në atdheun e tyre, shkruan BBC.
Ajo tha se është e rëndësishme t'u jepet njerëzve “shpresë për të ardhmen”.
Truss tha se Mbretëria e Bashkuar do të jetë mikpritëse e Konferencës së Rindërtimit të Ukrainës vitin e ardhshëm, e cila do të përfshijë akterët kryesorë britanikë.
Ajo shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të “vazhdojë të udhëheqë në mbështetjen e planit të rindërtimit dhe zhvillimit të qeverisë ukrainase”.