Flamuri bardhë, kaltër e kuq është ngritur në sheshin kryesor të Mariupolit të pushtuar për të festuar Ditën e flamurit kombëtar të Rusisë.
Anëtarët e organizatës ushtarake rinore të qytetit ishin të pranishëm derisa është intonuar himni kombëtar rus në sfond prej një ndërtese të shkatërruar nga granatimet. Alleksi, njëri prej të rinjve vullnetarë, ka thënë se prindërit ia mbushën mendjen se Rusia është e fuqishme dhe fuqia numër një botë.
Ai ka shtuar se këtë e vërtetuar edhe në librat e historisë.
Sipas tij, Rusia nuk ka humbur asnjë betejë të vetme. Ndërkaq televizioni amerikan CNN ka vlerësuar në një analizë në prag të gjashtëmujorit të pushtimit rus të Ukrainës se uniteti i Evropës dhe aleatëve të saj po sfidohet seriozisht në kohën kur Perëndimi po përballet me pasojat e rënda ekonomike të mungesës së gazit e naftës ruse.