Rusia e ka shënuar Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq në Moskë, ku në krye të saj qëndronte presidenti Vladimir Putin.
Ai deklaroi të martën se i gjithë populli rus po lutet për ushtrinë ruse që po lufton në Ukrainë, derisa tha se qytetërimi është në një pikë vendimtare. Putin shtoi se Perëndimi ka synim ta shkatërrojë Rusinë.
“Sot, qytetërimi është sërish në një pikë vendimtare, kthese, një luftë e vërtetë e nisur përsëri kundër nesh. Ne jemi krenarë për pjesëmarrësit në operacionin special ushtarak. E ardhmja e popullit varet nga ju...Ky qëllimi i armiqve tanë dhe këtu nuk ka asgjë të re, qëllimi është të arrihet shpërbërja dhe shkatërrimi i vendit tonë”, shtoi ai.

Sipas presidentit rus, shtetet perëndimore po i shkatërrojnë vlerat tradicionale dhe “po prapagandojnë një sistem të grabitjes dhe dhunës”.
Rusia çdo 9 Maj e feston fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

-
Putini beson që lufta në Ukrainë po përfundon
-
Putin sulmon NATO-n gjatë paradës së reduktuar të Ditës së Fitores
-
Putin akuzon Perëndimin se po synon “ta shpërbëjë e plaçkitë” Rusinë
-
Putini mbron pushtimin e Ukrainës, Zelensky i bindur në fitore
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë