Trupat indiane dhe kineze janë përleshur në kufirin e tyre të diskutueshëm të Himalajeve, duke shënuar incidentin e parë në gati dy vjet, midis dy fuqive aziatike të armatosura me armë bërthamore.
Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Indisë ka thënë se ushtarët nga të dyja palët pësuan lëndime të lehta në përballje, e cila u zhvillua të premten në sektorin Tawang në territorin verilindor të Indisë të Arunachal Pradesh, rajon i largët që kufizohet me Kinën jugore, raportoi CNN-i të martën.
Kufiri i diskutueshëm 3,379 kilometra ka qenë prej kohësh burim fërkimi midis New Delhit dhe Pekinit. Tensionet që u përshkallëzuan ndjeshëm në qershor të vitit 2020 kur luftimet midis dy palëve rezultuan në vdekjen e të paktën 20 ushtarë indianë dhe katër kinezë në Aksai Chin-Ladakh.
Në incidentin e fundit, trupat e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës (PLA) “kontaktuan” linjën e kontrollit aktual (LAC) - kufirin de facto, i cili u kundërshtua nga trupat e Ushtrisë Indiane “në një mënyrë të vendosur”, sipas indianit.
Të dyja palët “u shkëputën menjëherë nga zona” dhe komandantët përkatës të vendeve atje mbajtën një takim për të diskutuar çështjen “në përputhje me mekanizmat e strukturuar për të rivendosur paqen dhe qetësinë”, thuhet në deklaratë.
Kina ende nuk e ka komentuar zyrtarisht incidentin.
-
India synon “zgjidhje të përhershme” të mosmarrëveshjeve kufitare me Kinën
-
Ministrat e Jashtëm të Kinës e Indisë diskutojnë kontestin kufitar
-
Të ndarë nga kufiri, të bashkuar nga frika
-
Ushtria indiane njofton për sulme të Pakistanit në kufirin perëndimor
-
Tensionet mes Pakistanit e Indisë kthehen në shkëmbime zjarri