Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trupat e qindra ushtarëve rusë po ruhen në vagonë-frigoriferë në Ukrainë

Trupat ruse janë tërhequr nga qyteti i dytë më i madh i Ukrainës pasi e bombarduan për javë të tëra.

Ukraina njoftoi në fundjavë se forcat ruse po fokusohen në ruajtjen e rrugëve të furnizimit në lindje

Ndërsa trupat u tërhoqën, forcat dhe zyrtarët ukrainas vazhduan detyrën e zymtë të mbledhjes të eshtrave të ushtarakëve rusë të vrarë në betejë.

Të paktën 41 trupa u gjetën të shtunën nga fshatrat pranë Kharkivit.

"Ne i inspektojmë ata trupa. Ekspertët mjekoligjorë i inspektojnë. Pastaj kriminalistët policia i përshkruan të dhënat për një grup të administratës administrata ushtarako-civile të Kharkivit. Do të ruhen dy kopje të këtij dokumenti. Njëri do të mbetet në administratën ushtarako-civile, i dyti do të shkojë në Kiev me trupat. Pastaj do të bëhet një shkëmbim ose diçka tjetër. Për momentin nuk mund të them asgjë”, ka thënë Juristi -Nofka e luftës e ushtarit ukrainas .

Edhe Trupat ukrainase zhvendosen prapa në Kharkiv pas sulmeve të ashpra ruse Botë Trupat ukrainase zhvendosen prapa në Kharkiv pas sulmeve të ashpra ruse

Ende nuk është arritur asnjë marrëveshje zyrtare për transferimin e trupave në vendlindjen e tyre.

Zyrtarët e Ukrainës kanë thënë se qindra trupa të tjerë pajetë të rusëve që po ruheshin në trena në kryeqytet dhe në vende të tjera.

"Disa prej tyre trupave kishin shenja identifikimi, si tatuazhe ose diçka si ikona, kryq. Kjo është arsyeja pse ne mund t'i identifikojmë ato. Gjashtë prej tyre kishin dokumente”, ka thënë ai.

Kharkiv, i cili është afër kufirit rus dhe vetëm 80 kilometra në jugperëndim të qytetit rus të Belgorodit, ka pësuar javë granatimesh intensive.

Edhe Rusia tërhiqet nga Kharkivi pas kundërsulmit ukrainas Botë Rusia tërhiqet nga Kharkivi pas kundërsulmit ukrainas

Qyteti, kryesisht rusishtfolës me një popullsi prej 1.4 milion banorësh paraluftës, ishte prej objektivave kryesore ushtarake në fillim të luftës, kur Moska shpresonte të pushtonte dhe të mbante qytetet e mëdha.

Ushtria ruse u tërhoq nga Kharkivi pas përqendrimit në betejën e ashpër për zemrën industriale lindore të vendit, Donbas.