Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trupat e Izraelit arrestojnë 100 persona në spitalin “Nasser”

Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF) kanë thënë se ushtarët e saj kanë arrestuar më shumë se 100 “të dyshuar për terrorizëm”.

Ata po vazhdojnë kontrollet brenda spitalit Nasser në Khan Younis, raportoi The Times.

Sipas raportimeve, trupat izraelite kanë bastisur disa komplekse dhe kanë gjetur armë, përfshirë pajisje shpërthyese, granata e kallashnikovëve.

Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka thënë se të paktën 28,858 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori dhe 68,667 janë lënduar.

Numri i të vdekurve megjithatë pritet të jetë më i lartë pasi shumë trupa besohet se janë varrosur nën rrënojat e ndërtesave të bombarduara.