Debati i tretë presidencial mes kandidatëve republikanë ka përfunduar me kritika rreth një kandidati që nuk ishte në skenë – Donald Trumpit – i cili edhe kësaj here nuk ka shkuar me arsyetimin se është shumë përpara rivalëve të tjerë për nominimin presidencial.
Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, ka kritikuar ish-presidentin duke thënë se ai duhej të ishte aty për t’u përgjigjur se përse nuk e mbajti premtimin për ndërtimin e murit me Meksikën.
Ndërkaq, ish-guvernatorja e Karolinës Jugore, Nikki Haley, e cila ishte ambasadore e Trumpit në Kombet e Bashkuara, e ka cilësuar atë “si presidentin e duhur për momentin e duhur”, por, sipas saj, tani nuk është ai moment.
Kandidati tjetër, Vivek Ramaswamy, ka kritikuar partinë, duke thënë se është parti e humbësve.
Teksa kandidatët e tjerë po përplaseshin në debat, Trumpi ka bërë fushatë në përpjekje për të forcuar veten te votuesit latinë.
Javë më parë, ish-zëvendëspresidenti Mike Pence është tërhequr nga gara për nominimin presidencial.
-
SHBA, kandidatët republikanë kritikojnë ish-presidentin
-
Trumpi s'merr pjesë në debatin partiak, thotë se është shumë përpara republikanëve të tjerë
-
Trumpi përjashton mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë
-
Trumpi prin, pritet të flasë para mbështetësve
-
Trumpi po përgatitet të flasë sonte, thonë burime