Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se e ka të drejtën ligjore që të ndërhyjë në çështjet penale, derisa prokurori i përgjithshëm u ankua se komentet e kreut të Shtëpisë së Bardhë po ia bënin punën e tij të vështirë.
Në postimin e tij në Twitter, Trumpi gjithashtu mohoi që ai ndonjëherë ka ndërhyrë në ndonjë rast. William Barr, të enjten i kërkoi Trumpit që të ndalte postimet në Twitter, duke thënë se ndihet i nënçmuar, transmeton KTV.
Barr foli pasi Trump përsëri kritikoi gjykimin që po i bëhet ish-këshilltarit të tij, Roger Stone. Prokurorët kishin rekomanduar që Stone të vuante një dënim të ashpër, por Trumpi tha se kjo ishte e padrejtë.
Artikuj të ngjashëm
-
Si po i përdor Trumpi gjykatat për t’i arritur qëllimet e tij?
-
Prokurorët kundërshtojnë anulimin e dënimit të Trumpit për “paratë e heshtjes”
-
Trumpi në kërkim të një Prokurori të Përgjithshëm besnik
-
Gjykatësit në dyshime për imunitetin e Trumpit
-
Gjykatësi kërkon nga avokatët e Trumpit që ta kontrollojnë atë