Administrata Trump ka njoftuar se do t’i rishqyrtojë lejet e përhershme të qëndrimit të lëshuara për individët që kanë emigruar në SHBA nga 19 vende.
Kreu i Shërbimeve të Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së, Joseph Edlow, tha se presidenti Trump e ka udhëzuar atë të kryejë "një rishqyrtim të plotë dhe rigoroz të çdo "green card"-e për çdo të huaj nga çdo vend ‘shqetësues’".
Lista përfshin vende, si Afganistani, Kuba, Haiti, Irani, Somalia dhe Venezuela.
Njoftimi u bë pas ngjarjes kur një shtetas afgan dyshohet se qëlloi dy ushtarë të Gardës Kombëtare në Uashington DC të mërkurën, duke i plagosur rëndë të dy.
I dyshuari, Rahmanullah Lakanwal, ndodhet në SHBA prej vitit 2021 sipas një programi që ofronte mbrojtje të posaçme për imigracionin për afganët pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.
Trumpi ka thënë se të shtënat tregojnë se ka kërcënim të madh për sigurinë kombëtare.
"Administrata e fundit lejoi të hynin 20 milionë të huaj të panjohur dhe të paverifikuar nga e gjithë bota, nga vende për të cilat as nuk doni të dini. Asnjë vend nuk mund të tolerojë një rrezik të tillë për mbijetesën tonë”, është shprehur ai.
Vende të tjera, mbajtësit e kartës së gjelbër të të cilave do t'i nënshtrohen këtij ekzaminimi përfshijnë Birmaninë, Çadin, Republikën e Kongos dhe Libinë.
-
SHBA-ja pezullon kërkesat për imigracion për afganët pas sulmit ndaj Gardës Kombëtare
-
Trumpi planifikon të limitojë udhëtimet për në SHBA për qytetarët nga 41 shtete
-
Administrata Trump shton përpjekjet për t'ua hequr shtetësinë amerikanëve të natyralizuar
-
SHBA-ja do t'u refuzojë vizat aplikantëve që thonë se kanë frikë nga persekutimi në vendin e tyre
-
SHBA-ja revokon vizat për disa shtetas iranianë të lidhur me qeverinë e Teheranit