Botë

Trumpi u bën thirrje republikanëve të votojnë për publikimin e dosjeve Epstein

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka kërkuar ligjvënësve republikanë që të votojnë për publikimin e dosjeve që lidhen me pedofilin Jeffrey Epsteinin, që u gjet i vdekur në burg në korrikun e vitit 2019, raporton “BBC”. 

Trump shkroi të dielën në rrjete sociale se republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve duhet të votojnë për publikimin e dosjeve “sepse s’ka asgjë për të fshehur”. 

Ndryshimi i qëndrimit të tij vjen pas një rrjedhjeje të ngadaltë të dokumenteve nga demokratët në Dhomën e Përfaqësueseve, e në disa prej të cilave përmendej edhe Trump. Trump gjithmonë ka mohuar çdo lidhje në lidhje me abuzimi seksual dhe trafikimin për çfarë Epstein ishte dënuar. 

Por, detajet e marrëdhënies së tij dhe të figurave tjera të shquara me Epsteinin, kanë nxitur spekulime dhe kanë çuar në një përplasje publike. 

Dhjetëra republikanë kanë sinjalizuar që janë të gatshëm të dalin nga radhët dhe të votojnë në favor të një projektligji që detyron Qeverinë amerikane t’i publikojë të gjitha dokumentet mbi Epsteinin dhe hetimet penale ndaj tij.

Duhet të ketë vota të mjaftueshme që projektligji të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve këtë javë. Por, është e paqartë nëse do të kalojë edhe në Senat. 

“Departamenti i Drejtësisë tashmë i ka dorëzuar dhjetëra mijëra faqe publikut mbi ‘Epsteinin’, po shqyrton operativë të ndryshëm demokratë (Bill Clinton, Reid Hoffman, Larry Summers, etj.) dhe marrëdhënien e tyre me Epsteinin. Dhe Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve mund të ketë çfarëdo që i takon ligjërisht, nuk më intereson!” – ka shkruar Trump në “Truth Social”.

Partia Demokratike në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan Publikoi javën e kaluar një seri e-mailesh që kanë nxitur pikëpyetje në raport me lidhjet e presidentit Donald Trump dhe Jeffrey Epsteinit, që ishte abuzues seksual i fëmijëve. Sipas e-maileve, Trumpi “ka pasur njohuri për vajzat”.
Në mesin e 20 mijë faqe dokumentesh, Trumpi u përmend disa herë.

Ndër të publikuarat ishin tri këmbime e-mailesh mes Epsteinit (që vdiq më 2019 në burg) dhe bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxëell, që po vuan dënimin prej 20 vjetësh burgim për trafikim seksual.

Ata po ashtu publikuan edhe e-mailet mes Epsteinit dhe autorin Michael Wolff, që ka shkruar disa libra për Trumpin.

E menjëherë, Republikanët lëshuan një seri dokumentesh për të kundërshtuar “përzgjedhjen” e dokumenteve nga Demokratët. Ata po ashtu kanë akuzuar se Demokratët po përpiqen të krijojnë “një narrativë të rreme për të dëmtuar Trumpin”.

E-mailet ishin siguruar nga autoritetet si pjesë e hetimeve federale të rastit.

Trumpi ka qenë mik i Epsteinit për disa vite, por presidenti pati thënë se ata kanë prishur raportet në fillim të të 2000-ave, dy vjet para se Epsteini të arrestohej për herën e parë. Trumpi në vazhdimësi ka mohuar se ka qenë në dijeni të çfarëdo keqpërdorimi nga Epsteini.

E-mailet e parë të lëshuar janë ato të vitit 2011 në mes të Epsteinit dhe Maxëellit. Edhe në e-mailet e mëvonshme ata flasin për lidhjen me Trumpin – që atë kohë po synonte të siguronte mandatin e parë si president.

Më 2015, sipas e-maileve, Ëolffi i kishte shkruar sërish Epsteinit për ta njoftuar se CNN-i po planifikon ta pyesë Trumpin për raportet e tyre.

Në një e-mail të 2016-s, pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, Ëolffi i kishte ofruar Epsteinit një shans për t’u ulur për një intervistë “që mund t’i jepte fund” Trumpit.

“Ka shans që të vini këtë javë dhe të flisni për Trumpin në një mënyrë që mund të ju sigurojë simpati të madhe dhe ju ndihmon ta shkatërroni. A jeni i interesuar?” i kishte shkruar Ëolff – Epsteinit.

Një e-mail tjetër ishte e janarit të 2019-s, gjatë mandatit të parë të Trumpit. Në të Epsteini i thotë Ëolffit se “Trumpi ka thënë se ka kërkuar që të dorëhiqem”, që dukej si referencë për anëtarësinë e tij në klubin Mar-a-Lago të presidentit, duke shtuar se “s’ka qenë kurrë anëtar”.

Epsteini në këtë komunikim ka shtuar se “sigurisht që ai dinte për vajzat pasi i ka kërkuar Ghislainet të ndalej”.

Duke iu përgjigjur këtyre publikimeve në një video në Instagram, Ëolff ka thënë se ai është përpjekur ta tregojë rrëfimin e tij qe një kohë të gjatë.

Epstein ishte abuzues seksual i fëmijëve. Më 2005 ndaj tij nisën hetimet pas akuzave nga një prind se si mësimdhënës kishte abuzuar seksualisht me një vajzë 14-vjeçare. Fillimisht u dënua më 2008 e më pas u lirua pas 13 muajsh. Më 2019 u arrestua sërish. Gjatë gjykimit, u gjet i vdekur në qeli më 10 gusht 2019.