Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se armëpushimi me Iranin është jashtëzakonisht i dobët.
“Do të thoja se armëpushimi është në aparate për mbajtje në jetë, ku mjeku vjen e të thotë, ‘Zotëri, i dashuri i juaj ka rreth 1% gjasa të mbijetojë”, ka thënë Trump.
Ai tha se përgjigjja e Iranit ndaj planit të paqes të SHBA-së ishte një "propozim budallallëk" dhe "një copë mbeturine" që nuk e kishte lexuar deri në fund. Pas refuzimit të Iranit për të pranuar planin e paqes së SHBA-së, Trump tha se armëpushimi është jashtëzakonisht i dobët. Ai tha se plani i paqes është më i miri i mundshëm dhe është shumë i thjeshtë.
"Irani nuk mund të ketë armë bërthamore dhe ata nuk do të kenë armë bërthamore" tha Trump. “Nëse Iranit i lejohet të ketë armë bërthamore, atëherë Lindja e Mesme do të zhduket. Izraeli do të zhdukej. Dhe ndoshta më pas do të godiste Evropën. Ne po i bëjmë një shërbim botës", tha Trump. Ai tha se ende beson se SHBA-të mund të negociojnë me udhëheqjen e Iranit. Megjithatë, Trump tha se është ende e mundur që të ketë një marrëveshje diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit.