Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ai dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pritet të takohen në Arabinë Saudite, ka shkruar BBC.
Trumpi në një deklaratë për gazetarë e ka përshkruar bisedën e tij telefonike me Putinin si një “bisedë të mirë” e cila zgjati mbi një orë. Ai ka shtuar që nuk mendon se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është diçka praktike.
Ai ka diskutuar për luftën në Ukrainë të mërkurën në telefon me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Kjo shihet si hapi i parë i madh i presidentit amerikan drejt negociatave diplomatike për një konflikt që ka premtuar se do t’i jap fund.
Artikuj të ngjashëm
-
Arabia Saudite mirëpret idenë e Trumpit për takim me Putinin në kryeqytetin e saj
-
Reuters: Arabia Saudite ose Emiratet e Bashkuara, vendet ku mund të takohen Trumpi e Putini
-
Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën
-
Trumpi bisedon me Putinin për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme
-
Trumpi thotë se zhvilloi bisedë “të mirë e shumë produktive” me Putinin