Ekspertët mjekësorë po vënë në dyshim vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’i përshëndetur mbështetësit e tij derisa po lëvizte me makinë jashtë spitalit ku po trajtohet për COVID-19.
Është ngritur shqetësimi se presidenti amerikan, i cili ka mbajtur maskën, mund të ketë rrezikuar stafin e Shërbimit Sekret që ishte me të në makinë.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, ka thënë se udhëtimi të dielën është vlerësuar si “i sigurt nga ekipi mjekësor”, raporton BBC.
Ende shtrohen pyetjet mbi seriozitetin e sëmundjes së Trumpit pas deklaratave konfliktuoze gjatë fundjavës, transmeton KOHA. Presidenti është në spital që nga e premtja, pasi kishte deklaruar orë më herët se kishte testuar pozitiv për koronavirus.
Mbi 7.4 milionë njerëz janë infektuar me COVID-19 deri tash dhe 200,000 të tjerë kanë vdekur në SHBA, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins.
-
Shumë agjentë sekretë të SHBA-së mund të jenë infektuar me COVID-19 shkaku i Trumpit
-
27 veta nga rrethi i presidentit Trump, të infektuar me koronavirus
-
Trumpi del nga spitali, kthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Trump pritet të dalë sot nga spitali, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Infektimi i Trumpit me koronavirus e zhyt fushatën në paqartësi