Presidenti Donald Trump ua ka marrë dorën teorive konspirative.
Edhe para se të zgjidhej president, tha gënjeshtra për certifikatën e lindjes së presidentit Barack Obama.
Gjatë javës që shkoi ka promovuar nëpër rrjete sociale artikuj dhe video që përkrahnin teori të pabaza rreth Obamas.
Të martën, Trumpi shpërndau një postim të një grupi të teorive konspirative.
Ky postim jepte lajmin se Joe Bideni dhe Obama kishin planifikuar të vrisnin pjesëtarët e njësitit special.
Edhe
Trumpi urdhëron Pentagonin t’i publikojë dokumentet për UFO-t
Në të njëjtin artikull thuhej se terroristi Osama Bin Laden ishte gjallë dhe se personi që ishte eliminuar nga njësiti special i Shteteve të Bashkuara ishte veç dublant i Bin Ladenit.
Të martën, presidenti Trump gjithashtu ka shpërndarë një postim në të cilin thuhej se zyrtarët e administratës së Obamas e kishin ndërmend që trupin e Bin Ladenit ta transferonin nga Irani në Pakistan si trofe të fitores së Obamas.
Krejt këto postime janë të pavërteta dhe janë pjesë e lojës së Trumpit për të njollosur paraardhësin e tij.
Në orët e hershme të mëngjesit të 2 majit të vitit 2011, lideri i Al Qaedas, Osama bin Laden ishte vrarë nga njësiti special i Shteteve të Bashkuara gjatë një bastisjeje në Abotab të Pakistanit.
Testet e ADN-së kanë konfirmuar se ishte Bin Ladeni. Ndërkaq trupi i tij ishte hedhur në det.
Këto janë faktet:
Postimin e Trumpit e ka komentuar një pjesëtar i njësitit special që ishte pjesë e aksionit kundër Bin Ladenit.
Robert O’Neill ka konfirmuar se nuk kishte dublant të vrarë, por ishte vetë Bin Ladeni.
Edhe
Trumpi dëshiron që Infantino të jetë shefi i ri i OKB-së
“Këta burra trima u thanë lamtumirë fëmijëve të tyre, sepse po shkonin për ta vrarë Osama Bin Ladenin. Urdhrin e dha presidenti Obama”, ka thënë ish-pjesëtari i forcave speciale.
O’Neill, që më parë ka shprehur përkrahjen për Trumpin, ka thënë se përhapja e këtyre teorive konspirative për qëllime politike po lëviz eshtrat e heronjve amerikanë.