Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi pretendon se “forca të errëta” po e kontrollojnë Joe Bidenin

Oreksi i presidentit të SHBA-së, Donald Trumpit për teori konspiracioni ka arritur përmasa të reja të hënën, kur pretendoi se “forca të errëta” po e kontrollojnë rivalin demokrat, Joe Bidenin.

Presidenti i SHBA-së ka bërë pretendimin misterioz rreth “banditëve” në uniforma të errëta që kanë mbërritur në Washington, teksa njëkohësisht ka krahasuar brutalitetin policor ndaj afrikano-amerikanëve me lojtarë golfi, që i nënshtrohen presionit.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA, Trumpi është intervistuar në Shtëpinë e Bardhë nga Laura Ingraham, prezantuese në rrjetin konservator amerikan, “Fox News”, raporton “The Guardian”, transmeton KOHA.

“Kush mendoni se qëndron prapa Bidenit?”, ka pyetur ajo. “A janë njerëzit e dikurshëm të Obamës?”.

Presidenti është përgjigjur: “Njerëz për të cilët nuk keni dëgjuar kurrë, forca të errëta. Njerëz që...”.

Edhe Trumpi mbështet Shërbimin Sekret pas sulmit të së shtunës Botë Trumpi mbështet Shërbimin Sekret pas sulmit të së shtunës

Madje edhe Ingraham, që shihej se përkrahte Trumpin, ndërhyri: “Çfarë do të thotë kjo? Tingëllon si teori konspiracioni. Forca të errëta. Çfarë është ajo?”.

Trumpi ka insistuar: “Ka njerëz që ndodhen nëpër rrugë, ka njerëz që po i kontrollojnë rrugët”.