Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka marrë meritat për vaksinat antiCOVID. Ai ka shkruar në Twitter pas raportimit të Modernas, se vaksina e saj eksperimentale ka efikasitet 95 për qind.
Moderna është bërë kompania e dytë amerikane që ka raportuar për një vaksinë me efikasitet mbi 90 për qind për ta luftuar COVID-19.
“U lajmërua për një vaksinë tjetër. Kësaj radhe nga Moderna, efikase 95 për qind. Për ata “historianë” të mëdhenj, ju lutem mbani në mend se këto zbulime të mëdha, që do t’i japin fund Murtajës Kineze, të gjitha kanë ndodhur gjatë mandatit tim!” – ka shkruar Trump në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja arrin marrëveshjen më kompaninë ‘Moderna’ për 100 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19
-
Moderna njofton për përditësimin e vaksinës COVID-19
-
Dy doza të Johnson & Johnson ofrojnë rreth 95 efikasitet kundër COVID-19
-
Vaksina antiCOVID e Novavax 90 për qind efikase
-
Trumpi e quan veten “baba të vaksinës”