Kompania e bioteknologjisë Moderna, ka njoftuar të mërkurën se vaksina e përditësuar e COVID-19 është efektive kundër variantit më të ri BA.2.86 që së fundmi ka ngritur shqetësime, raportoi Reuters.
Moderna ka thënë se në këtë vaksinë ka një rritje prej gati 9-fish të antitrupave neutralizues kundër variantit të ri të COVID-it, i cili po gjurmohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Mendojmë se ky është lajm që njerëzit do të duan ta dëgjojnë derisa përgatiten të marrin përforcuesit e tyre të vjeshtës", ka thënë drejtuesja e sëmundjeve infektive të Moderna, Jacqueline Miller.
Ilaçi i ripunuar ende nuk është miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së, por pritet të jetë e disponueshme në fund të këtij muaji ose në fillim të tetorit.
BA.2.86 tani është zbuluar në Zvicër dhe Afrikën e Jugut, si dhe në Izrael, Danimarkë, SHBA dhe Britani sipas një zyrtari të OBSH-së.
Disa ekspertë kanë thënë për Reuters se nuk ka gjasa të shkaktojë një valë sëmundjesh të rënda dhe vdekje për shkak të mbrojtjeve imune të ndërtuara në mbarë botën nga vaksinimi masiv.
-
FDA-ja synon të vendosë paralajmërimin më serioz te vaksinat kundër Covid-it
-
Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës
-
Studimi: Vaksina kundër Covid-19 lidhet me rrezik më të ulët për sulm në zemër dhe në tru
-
Vaksina e parë në botë e dizajnuar nga inteligjenca artificiale
-
Tri vaksina kundër Ebolas po zhvillohen mes frikës në rritje për përhapjen e shpërthimit