Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi për Merkelin: Është një grua e jashtëzakonshme

Urime, puthje, shtrëngim duarsh – Trump megjithë diferencat në qëndrime me kancelaren Angela Merkel, u tregua mjaft i përzemërt në Shtëpinë e Bardhë.

Temat e bisedimeve nuk ishin të lehta.

“Ajo është një grua e jashtëzakonshme”, tha Donald Trump dhe shtoi se “është nder ta kesh atë në Shtëpinë e Bardhë”.

Pas një takimi mjaft të përzemërt para gazetarëve, ku Merkeli e falënderoi presidentin amerikan për urimet për krijimin e qeverisë dhe mikpritjen, Trumpi dhe Merkeli u tërhoqën për bisedime kokë më kokë, raporton DW.

Vizita e Merkelit u konsiderua më parë si një vizitë e vështirë. Në agjendë qëndrojnë tema që kanë cenuar harmoninë e dikurshme të marrëdhënieve transatlantike. Politika tregtare dhe qëndrimet unilaterale të Trumpit, kërcënimi i doganave ndëshkuese për aluminin dhe çelikun. Marrëveshja atomike me Iranin, që ende qëndron me pikëpyetje nëse Trumpi do ta zgjasë më 12 maj.

Edhe Trumpi e Merkeli pajtohen për bisedimet për tregti Botë Trumpi e Merkeli pajtohen për bisedimet për tregti

Megjithë miqësinë gjermano-amerikane, temat përmbajnë mjaft lëndë shpërthyese për të dëmtuar këto marrëdhënie.

Për Merkelin kjo vizitë është e rëndësishme, sepse së fundmi ishin shfaqur mjaft dyshime për marrëdhënien mes Gjermanisë dhe SHBA-së. Në Gjermani ndiqet me shqetësim qëndrimi i Trumpit që duket se sheh politikën botërore si një marrëdhënie “të gjithë kundër të gjithëve” ku ka humbës ose fitues.